Kukësi kërkon përsëritjen e ndeshjes

0
SHPËRNDAJE

Pasi u njoh me akuzat zyrtare të ngritura kundër, klubi i futbollit Kukësi bën të ditur se do të përpilojë me shpejtësi dosjen e vet ligjore me anë të së cilës do të mbrohet duke kërkuar përsëritjen e ndeshjes ndaj Legias ose më e pakta rifillimin nga minuta 52, minutë kur u ndërpre takimi i turit të tretë të Europa League mes Kukësit dhe Legia Varshavë, takim i parë mes tyre në “Qemal Stafa”.

epa04866840 Goalkeeper Dushan Kuciak (C) of Legia Warsaw leaves the pitch after the match was suspended by officials due to security reasons during the UEFA Europa League third qualifying round first leg soccer match between FK Kukesi and Legia Warsaw, in Tirana, Albania, 30 July 2015. EPA/ARMANDO BABANI +++(c) dpa - Bildfunk+++
Portieri polak Kuciak duke lënë fushën (Foto: A. Babani)

“Vazhdojmë punën për grumbullimin e materialeve për provat juridike dhe ligjore për të kundërshtuar me forcë vendimin arbitrar të gjyqtarit të ndeshjes, i cili nuk ndoqi hapat e rregullores së futbollit. Do të bëjmë të pamundurën që të kopsitim një dosje të plotë”, – thotë shefi i klubi Jonuz Hallaçi.

3rHoJ4N
Objekti me të cilin u godit Duda

“UEFA ka dërguar sinjale për të vazhduar takimin. Arbitri shfaqi dyshime për ecurinë e ndeshjes që në pjesën e parë. Vendimin përfundimtar e mori ai, duke mos marrë parasysh garancinë që i dhamë ne për të zbrazur stadiumin”

E duke parë që nuk pati pushtim fushe nga tifozët, diçka edhe mund të ndodhë nëse me të vërtetë Kukësi do të arrijë të formulojë një mbrojtje të fortë ligjore nga juristë seriozë dhe më përvojë në çështje të tilla sportive.

ondrej_duda_span12
Ondrej Duda pas incidentit

“Duda ndërroi fanellën dhe ishte gati për të luajtur dhe këtë e panë të gjithë”, – vazhdon Hallaçi duke ju referuar lojtarit që pësoi goditjen në kokë. “Kukësi do të kërkojë përsëritjen e ndeshjes ose vazhdimin e saj në minutën ku u ndërpre”.

“Presidenti Gjici ndodhet në një pozicion të tillë që do të rishikojë pozicionin e tij në përfundim të vendimit të UEFA-s”, – përfundon shefi i klubit kuksian duke lënë të hapur edhe mundësinë e largimit të Presidentit të Kukësit, Safet Gjici drejt ndonjë ekipi tjetër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.