Kukësi kërkon të “vjedhë” mbrojtësin e kuq

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Merkato e muajit janar është futur në orët e fundit të saj dhe tashmë skuadrat po fillojnë të bëjnë lëvizjet e tyrë të fundit duke tentuar edhe surpriza. “Bombën” duket se po e lëshon skuadra e Kukësit e cila orët e fundit ka shfaqur interes për të transferuar një mbrojtës nga skuadra e Partizanit ,i cili në këtë sezon ka qenë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së kuqe. Bëhet fjalë për Ditmar Bicajn, i cili tashmë është kthyer në objektivin kryesor të skuadrës së Kukësit për të qenë goditja e madhe në këtë merkato. Burime pranë sajtit tonë bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit kuksian kanë negociuar me lezhjanin Ditmar Bicaj dhe ditën e sotme që është e fundit në merkato të ketë të tjera zhvillime.

Ditmar Bicaj
Ditmar Bicaj

Mendohet se ai mund të shkëmbehet edhe me mbrojtësin tjetër, Rrahman Hallaçi i cili duket se e ka humbur vendin e titullarit tek kjo skuadër pas ardhjes së Duros në pankinë. Tashmë palët kanë zhvilluar kontaktet dhe pritet që ditën e sotme të vendoset gjithçka, nëse Bicaj do të kalojë në Kukës apo do të qëndrojë tek Partizani. Gjate dy fazave të para, lezhjani ka qenë një pikat kryesore të skuadrës së kuqe duke zhvilluar një pjesë të parë të sezonit fantastike. Në ndeshjen ndaj Laçit ai u la në pankinë duke treguar kështu një lloj “ftohje” me stafin  e ri teknik.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.