Kukësi/ Klubi do marrë masa ndaj 3 titullarëve që munguan në stërvitje

0
SHPËRNDAJE


Superiorja/ Klubi i Kukësi ka nisur punën për sezonin e ri 2017-2018, nën drejtimin e trajnerit Mlladen Milinkoviç. Të gjithë lojtarët që janë nën kontratë me ekipin kampion të Shqipërisë janë lajmëruar për të marrë pjesë për nisjen e përgatitjeve, më datë 1 gusht 2017, në kompleksin sportiv “Internacional”, në Pezë.

Në kuadër të fillimit të stërvitjes nuk janë paraqitur në seancën e djeshme stërvitore portieri Enea Koliçi, mesfushori Nijas Lena dhe sulmuesi Izair Emini.

Klubi i Kukësit e sheh me shqetësim sjelljen e tyre dhe nuk është aspak i kënaqur. Klubi do të marrë masa për 3 lojtarët e sipërpërmendur, edhe për faktin se kjo nuk është një sjellje korrekte për profesionalizmin e treguar nga këto lojtarë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.