Kukësi/ Koliçi: Gjici nuk më la zgjidhje tjetër veç gjyqit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Ndodh që të ketë probleme, por Kukësi ka një të veçantë, probleme ka pas rezultateve të mira. Një vit më parë u largua trajneri Klodian Duro nga bankina pasi fitoi Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që sivjet e pësoi Ernest Gjoka pasi fitoi Superkupën dhe titullin kampion.

Këto suksese Kukësi si kishte përjetuar asnjëherë, por sidoqoftë në klub e kanë të qartë që strategu i sukseseve është Safet Gjici, presidenti i verilindorëve ndaj të gjithë aty qëndrojnë sipas kushteve të tij.

Çështja më e nxehtë për momentin janë kontratat dhe Kukësi pretendon se Emini, Koliçi dhe Lena janë nën kontratë. Portieri së fundmi e ka bërë të qartë në një prononcim për “Panorama Sport Se gjithçka do të zgjidhet në gjyq.

“Nuk e prisja këtë reagim të klubit, pasi të martën kam qenë në negociata me presidentin Gjici për një marrëveshje të mundshme për të vazhduar bashkëpunimin me Kukësin. Me këtë veprim të bërë nga ana e klubit, nuk më kanë lënë për të bërë gjë tjetër, veçse ta zgjidhim këtë çështje sipas mënyrës më të mirë dhe të saktë për ata, pra me gjyq. Nëse duan gjyq, le të vazhdojnë në këtë rrugë, nuk ka asnjë problem për mua, pasi atje do e shohim kush ka të drejtë e kush jo. Unë prisja që të bisedoja me presidentin dhe të zgjidhnim gjithçka me mirëkuptim. I kam paraqitur Gjicit kërkesat e mia, por me këtë mënyrë, klubi më largoi edhe më tepër. Gjoba nuk është mënyra e duhur. Me këto veprime nuk më lënë zgjidhje të tjera, sepse ky nuk është mirëkuptim”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU