Kukësi, Koliqi nga Greqia për portën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Erjon SALIU

Kukësi, i ka dhënë zgjidhje menjëherë portës dhe pas largimit të Argent Halilajt, që luajti për tre sezone si titullarë apo dhe Dimitri Stazhillës, dje në radhët e skuadrës është afruar Enea Koliqi. “Gardiani” shqiptar që ka luajtur në Greqi vitet e fundit si dhe ka një eksperiencë me Flamurtarin, nga dje ka nisur që të testohet në radhët e skuadrës verilindore. Koliqi, ka një karrierë të pasur, pasi në kampionatin Helen është aktivizuar me ekipe si: Olimpiakos Volos, Panaseraikosi dhe kulmin e ka te Iraklisi, dy vite më parë, ku ka qenë edhe titullarë. Në sezonin e shkuar nuk ka luajtur shumë ndeshje, megjithatë është një portier me eksperiencë, 29-vjeç si dhe ka luajtur edhe 12 ndeshje. Gjithsesi, atij i duhet që të luftojë me Ervis Kocin, portierin kuksian për një vend titullari. Koci aktualisht është 31-vjeç dhe në sfidën e kthimit në Poloni me Legian e Varshavës, ka bërë një paraqitje shumë të mirë, duke neutralizuar gola të sigurt.

Burimi

http://sportekspres.com/kukesi-koliqi-nga-greqia-per-porten-gati-nje-skuader-b/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.