Kukësi, kundërshtar tani ka euforinë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

 

11046259_10153009706511279_4908450228136159667_n

Kukësi arriti një fitore të pastër përballë Torpedos së Bjellorusisë. Goli i brazialianit Karioka dhe sulmuesit Pero Pejiç i dhanë fitoren e parë në debupim edhe trajnerit Marcelo Troisi. Por ajo që ra në sy pas takimit ishte euforia e madhe e lojtarëve. Ekipi verior duhet të qëndroj me këmbë në tokë, pasi futbolli ka parë edhe përmbysje më të mëdha se sa rezultati 2-0 që ata kanë siguruar në ndeshjen e parë.

Pero Pejiç, Gentian Muça, disa nga protagonistët janë shprehur të sigurtë për kualifikimin. Emocione dhe eufori momentale apo jo? Tashmë është koha që kukësianët të mendojnë me qetësi për sfidën e kthimit duke e vlerësuar kundërshtarin njësoj, madje duke kujtuar edhe atë traversë të goditur në pjesën e dytë teksa shifrat ishin ende 1-0.

Ja çfarë thanë pas ndeshjes disa nga protagonistët

Marcelo Troisi: Kemi shanse për kualifikim

“Ishte një ndeshje shumë e mirë. I kemi shanset për kualifikim në turin tjetër. Sigurisht që edhe rrezikuam, por ne futemi gjithnjë për fitore.”

 

Pero Pejiç: Jemi 90% të kualifikuar

“Jam i kënaqur. 2-0 është një rezultat pozitiv, por asgjë nuk ka mbaruar pasi kemi edhe 90 minuta të tjera përpara për të siguruar kualifikimin. Kundërshtari ishte më lart se ne fizikisht dhe kjo na vuri në vështirësi. Megjithatë ne do shkojëm në ndeshjen e kthimit me besim të plotë të forca jonë dhe jam i bindur se do të kualifikohemi. Mund të them se 90 % jemi të kualifikuar.”

 

Gentian Muça: Jemi shumë pranë kualifikimit

“Kjo fitore 2-0  na jep qetësi. Mendoj se jemi shumë pranë kualifikimit, por asgje nuk ka mbaruar dhe përqëndrimi ynë do të jëtë maksimal.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.