Kukësi “kursehet” ndaj Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

Kukësi – Flamurtari 1-0

Shënues: Lima 85′

Kartona të verdhë: Hasani/

Karton i Kuq/ Lena

Kukesi (4-3-3) : Koçi,Hallaçi, Shameti, Ndoni, Mici, Hasani (Nika 56′), Musolli, Flores (Veliu 90′), Karioka (Lima 80), Kruz, Moriera. Trajner: M.Troisi

Flamurtari (4-5-1) :Halili, Idrizaj, Pashaj, Fustar, Popkhadze, Zeqiri, Kuqi, Hoxha, Nexhipi (Lena 74′), Morina (Greca 84′). Trajner: S.Levi

Kukësi rikthehet tek fitorja dhe mposht me vështirësi ekipin e Flamurtarit me rezultatin 1-0. Goli i shënuar nga Mateus Lima në minutat e fundit të ndeshjes. Një krosim i Nikës shfrytëzohet mjaft mirë nga sulmuesi brazilian, i cili i jep fitoren e tretë rradhazi në shtëpi Kukësit, ndërsa Flamurtari duket me mjaft probleme në ndeshjet jashtë fushe.

Pjesa e parë

Ndeshja Kukësi-Flamurtari nis mjaft e qetë nga të dyja skuadrat, që nuk u futën kurrë në ritmin lartë në këtë pjesë të parë. Të dy trajnerët respektivë i kishin rreshtuar mjaft mirë lojtarë e tyre, dhe për pasojë u zhvillua një “luftë” në mesfushë për t’a zotëruar atë. Sulmuesit e të dy skuadrave u markuan mjaft mirë nga mbrojtjet respektive, duke mos lënë shumë hapësirë dhe duke mos patur asnjë rast të rrezikshëm nga ana e tyre. Të vetmet tentativa erdhën nga goditjet standarte ku Hoxhës për Flamurtarin dhe Hasanit për Kukësin, i’u mohuan golat nga portierët respektivë të cilët nuk kishin shumë punë në këtë pjesë të lojës. Ndeshja ishte e një niveli mesatar, dhe e përqëndruar shumë në mesfushë.

Pjesa e dytë

Fraksioni i dytë i lojës nis pa trajnerin Levi në pankinën e Flamurtarit. Tekniku çek nuk ndihet mirë, pasi ka probleme me tension dhe qëndron në dhomat e zhveshjes nën kontrollin e mjekëve. Kjo pjesë e lojës fillon më mirë për ekipin e Kukësit, që është më këmbengulës në kërkim te golit, po pa arritur t’a gjejnë dot atë pasi vlonjatët mbrohen mjaft mirë. Morina ka një rast të mirë për të kaluar në avantazh kuqezinjtë, por nuk tregohet i saktë në goditjen e tij. Të dy trajnerët ndërhyjnë në skuadër, dhe Troisi hedh në fushë Nikën për Hasanin dhe Limën për Cariocën, ndërsa tek Flamurtari del Nexhipi për Lenën. Loja forcohet akoma më shumë, por kuksianët janë sërisht pak më superiorë. Dominimi i Kukësit bie në sy, dhe goli nuk do te vononte. Në minutën e 85′ një krosim nga e djathta i Nikës shfrytëzohet mjaft mirë nga Lima që brënda zonës godet me kokë duke zhbllokuar rezultatin. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, ku i vetmi rast për t’u diskutuar është kartoni i kuq i marrë nga Lena në minutat shtesë.

70′ Karioka – Lima

Nexhipi – Lena

56′ Hasani-Nika

Hasani verdh

84′ Morina – Greca

90′ Flores – Veliu

92 kuq Veliu

S'KA KOMENTE

Comments are closed.