Kukësi – Laçi 1-0/ Kuksianët kapin Europën, rrezikon Laçi

0
SHPËRNDAJE

Kukësi – Laçi 1-0

Shënues: Emini 72′

Kukësi: Koliqi, Hallaçi, Shameti, Malota, Mici, Biringueta, Musolli, Hasani, Flores, Nika, Emini. Trajner: Klodian Duro

Laçi: Selmani, Souza, Çela, Sheta, Sefgjini, Buljan, Veliaj, Gjoni, Mustafa, Cetkovic, Nimani. Trajner: Stavri Nica


Superiorja/ Kukësi dhe Bylis u përballën sëbashku në një ndeshje e cila në të kaluarën ka qenë mjaft e egër dhe me rivalitet nga të dyja skuadrat. Një ndeshje gjithashtu e luftuar edhe kjo e sotmja, por që në fund pa si fitimtarë vendasit e drejtuar nga Duro me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar një gol i Eminit që kuksianët të dalin triumfatorë ndaj rivalit të tyre të betuar në sezonet e fundit.

Loja filloi mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat teksa të dy palët e lojtarëve nuk i kursenin ndërhyrjet e forta, por brënda lojës sportive. Kuksianët jan më kërkues por e kanë të vështirë që të shkojnë drejt portës së Selmanit pasi Nica ka vendosur një mur të vërtetë në mbrojtje e cila është me 5 lojtarë. Verilindorët kontrollojnë lojën ndërsa miqtë përpiqen me anë të kundërsulmeve por e kanë të vështirë pasi loja më tepër përqëndrohet në mesfushë. Ajo që vlen për t’u shënuar në këtë pjesë të parë janë dy kartonat e verdhë, nga një për çdo skuadër. Cektovic për Laçin u ndëshkua në minutën e 27′ ndërkohë që Flores u ndëshkua në minutën e 40′. Me rrjeta të pa prekjar u mbyllën 45′ minutat e para, me Kukësin më kërkues por me Laçin që di të mbrohet mirë.

Edhe fraksioni i dytë i lojës nis i njëjtë si ai i pari. Kuksianët hidhen në sulm për golin e avantazhit, ndërkohë Laçi mbrohet me forca të shumta. Skuadra e Duros bën presing shumë lartë duke e mbajtue në gjysëm fushën e saj skuadrën bardhezi që mesa duket ka ardhut vetëm për 1 pikë në transfertën e vështirë kuksiane. Vëndasit duket se e kanë te vështirë të depërtojnë “murin” mbrojtës të skuadrës kundërshtare. Por mundimet e kuksianëve do të shpërbleheshin në minutën e 72′. Është goleadori i kësaj skuadre, Izair Emini që do të zhbllokonte shifrat për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij. 1-0 dhe ka festë në “Zeqir Ymeri”. Tashmë shifrat janë në favor të vendasve dhe Laçi duhet të riorganizohet nga e para. Deri në përfundim të ndeshjes rezultatin nuk do të ndryshonte teksa Kukësi merr një fitore me vlera duke kapur vendin e tretë në renditje bashkë me Tiranën, ndërkohë Laçi humbet sërish dhe rrezikon të futet në luftën pët mbijetesë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.