Kukesi largon “bombën” e verës

0
SHPËRNDAJE

Kukesi ka zyrtarizuar pak momente më parë largimin e mesfushorit Izraelit Siraj Naser  .

Naser erdhi me shume bujë ne Qershor por aventura e tij me kampionet në fuqi zjati vetem pak muaj.

Njoftimi i Kukesit

Mesfushori Siraj Naser ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Kukësit. Izraeliti ka rënë dakord bashkarisht me klubin për të mbyllur aventurën e tij me kampionët e Shqipërisë. Lojtari largohet me një shtrëngim duarsh nga skuadra verilindore, pasi nuk arriti të përshtatej mirë me skuadrën, bazuar edhe nga të dhënat e trajnerit Mladen Milinkoviç.

26-vjeçari u afrua në skuadër para ndeshjeve të Champions League ku dha edhe kontributin e tij për pak minuta. Ai po zhvillonte fazën përgatitore me skuadrën në Ohër, por tashmë aventura e tij me Kukësin është mbyllur. Kukësi e falënderon për kontributin e tij me skuadrën verilindore dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën futbollistike.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.