Mbyllet përfundimisht ndeshja si pasojë e incidenteve

0
SHPËRNDAJE

Ju njohim me formacionet zyrtare të ndeshjes së turit të tretë të Europa League midis Kukësit dhe Legias :

Kukësi : Stajila; Hallaçi, Muça,Malota, Mici; Marques Lopes, Moreira Santos, Hasani; Ferreira Souza, Flores Bonfim, Carioca

Trajner : M.Troisi

Legia : Kuciak; Brzyski, Pazdan, Rrezniczak, Broz; Jodlowiec, Furman; Guilherme, Duda, Kucharczyk; Nikolic

Trajner : H.Berg

epa04866732 Albanian police clash with supporters of Legia Warsaw during the UEFA Europa League third qualifying round first leg soccer match between FK Kukesi and Legia Warsaw, in Tirana, Albania, 30 July 2015.  EPA/ARMANDO BABANI

Pjesa e parë

Minutat e para të takimit midis Kukësit dhe Legias kanë qenë të qeta me verilindorët që kanë tentuar disa herë të rrezikojnë portën e polakëve por pa sukses pasi nuk kanë arritur të godasin në kuadrat. Për fat të keq ndeshja ka nisur në terr televiziv pasi për probleme teknike transmetimi i saj deri në fund të pjesës së parë nuk ishte i mundur. Loja ka qenë disi e ndezur pasi vetëm gjatë 8 minutave lojë janë marrë 3 kartona të verdhë, një për polakët dhe dy për verilindorët. Në minutën e 29-të të takimit sulmuesi hungarez i Legias, Nikolic shënon golin e avantazhit për miqtë dhe kthen Kukësin me këmbë në tokë. Pas pësimit të golit Kukësi tenton të hidhet në sulm por pa sukses sepse tentativat e tyre shuhen pa pasur rrezikshmëri të lartë. Mbyllet në këtë mënyrë pjesa e parë e lojës me një paraqitje të “vakët” të Kukësit.

Pjesa e dytë

Pjesa e dytë e takimit ka filluar me ritme të larta pasi verilindorët hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit dhe e gjejnë atë në minutën e 50-të me ane të brazilianit Moreira. Kalojnë vetëm dy minuta lojë nga goli i kukësianëve dhe polakët gjejnë sërish avantazhin këtë radhë me kapitenin Rrezniczak. Kaq ka mjaftuar që tifozët e Armatës së Veriut të tensionohen dhe të godasin njërin prej lojtarëve të Legias. Lojtari i Legias është goditur në kokë dhe lojtarët polakë kanë dalë nga fusha, duke deklaruar se nuk do të rikthehen më në fushë. Të dyja ekipet janë futur në dhomat e zhveshjes, dhe ende presin aty. Ka ndodhur një takim midis dy kapitenëve dhe delegatit holandez të ndeshjes, gjithashtu edhe me arbitrin e takimit të cilët vendosën se ndeshja nuk mund të luhet në këto kushte duke e ndërprerë përfundimisht atë.

epa04866946 Ondrej Duda of Legia Warsaw leaves the pitch after picking up an injury during the UEFA Europa League third qualifying round first leg soccer match between FK Kukesi and Legia Warsaw, in Tirana, Albania, 30 July 2015.  EPA/ARMANDO BABANI

S'KA KOMENTE

Comments are closed.