Kukësi-Legia, mediat polake raportojnë: Skandal

0
SHPËRNDAJE

Ndeshja mes Kukësit dhe Legias së Varshavës, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Europa League, u ndërpre përfundimisht në minutën e 52′, dhe kur rezultati i takimit ishte 1-2 për polakët, për shkak se një lojtar i ekipit kundërshtar është goditur me mjete të forta nga tifozët e pranishëm në tribuna.

imageKjo ngjarje është pasqyruar menjëherë në mediat polake, të cilat nuk kanë ngurruar për t’a cilësuar si skandaloze atë që ndodhi në “Qemal Stafa”.

“Skandal në Tiranë! Ndeshja ndërpritet pas sulmit me gurë ndaj Duda-s”, ky është titulli i portalit polak “Sportowefakty.pl”, ndërsa brenda në shkrim thuhet mbrojtësi Duda u godit me gurë nga tifozët e Kukësit dhe më pas ka dalë nga fusha e lojës me barelë për shkak të goditjes së marrë. Mjekët i qepën plagën e shkaktuar nga guri dhe më pas e fashuan lojtarin, i cili ishte i gatshëm për të vazhduar lojën, por ka qenë asistenti i kryesorit, Stefan Klossner, i cili i ka dërguar lojtarët në dhomat e zhveshjes, ku më pas u vendos që ndeshja të mos luhej më tej.

Po ashtu edhe “Sport.se.pl”, shkruan se ndeshja është ndërprerë nga sjellja skandaloze e tifozëve të skuadrës shqiptare, e cila ishte jashtë çdo etike. Për polakët tashmë është e sigurt fitorja në tavolinë e Legias 0-3, madje shtojnë se ekipi i Kukësit me shumë mundësi do të përjashtohet dhe nuk do ta luajë as ndeshjen e kthimit në Poloni. Në këtë portal i është kushtuar rëndësi edhe banderolave në stadium. “Fundi i ndeshjes do të jetë fundi i jetës suaj. Unë nuk jam sllav, unë jam shqiptar”, është njëri nga mbishkrimet në banderola, të cituara në këtë media.

Edhe nga mediat ndërkombëtare sportive i kanë bërë jehonë kësaj ngjarje. Sipas “ESPN” thuhet se lojtari polak është goditur nga tifozët e Kukësit me gurë në kokë. Ndërkohë ndërprerja e ndeshjes në “Qemal Stafa” është pasqyruar edhe nga “The Guardian”, por në ndryshim nga mediat polake, gazeta britanike nuk e cilëson se nga cilët tifozë ishte goditur. Ndërsa më tej shkruan se lojtari polak, Duda, është fashuar dhe ka qenë i gatshëm për t’u futur sërish në fushën e lojës. “The Guardian” përmend në shkrim edhe precedentë të mëparshëm të tifozëve të Legias, ku thotë se edhe në sezonin e kaluar të Champions League, ka pasur tensione në ndeshjen që polakët zhvilluan ndaj Celtic, pasi dihet që tifozët ultras të Legias njihen për akte të tilla dhune.

Ndërkohë, në një postim në llogarinë zyrtare të Legias në “Twitter” shkruhet: “Ndeshja në Tiranë u ndërpre. Ondrej Duda u godit me një gur nga tifozët e Kukësit”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.