Kukësi llogarit edhe Malotën ndaj Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

malotaSuperiorja/ Mbrojtësi i Kukësit Renato Malota do të jetë i gatshëm për ndeshjen e rradhës ndaj Vllaznisë në kampionat. Pas një përplasje fizike që pati gjatë ndeshjes Kukësi – Teuta 3-0, Malota është dënuar së bashku me “shokun” e tij Ardit Hila, nga 5 sfida. Komisioni i Disiplinës nuk ka falur xhestet anti-sportive të të dy lojtarëve në fjalë. Por tashmë duket se Malota ka shlyer dënimin e mbetur me anë të pagesës financiare. Malota është një nga pikat e referimit të Kukësit së bashku me Ylli Shametin. Shumë shpejtë pritet të vij në formën e tij më të mirë edhe qendërmbrojtësi tjetër, Franci Veliu, i cili ende nuk është aktivizuar në kampionat duke qenë jashtë formës së duhur fizike.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.