Kukësi mbyll përgatitjet anti-Teuta

0
SHPËRNDAJE

Kukësi i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen me Teutën. Skuadra verilindore ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka ka zbritur në fushën paraditen e sotme. Tekniku Gjoka i ka dhënë edhe dorën e fundit përgatitjeve duke vendosur edhe për formacionin që do të hedhë nga minuta e parë në fushë.

Ndërkohë, sipas faqes së Kukësit në “Facebook” lojtarët janë të motivuar për ndeshjen e nesërme me Teutën. Ndeshja Kukësi-Teuta do të luhet në orën 14:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri”, teksa kjo do të jetë sfida e parë që verilindorët do të zhvillojnë përpara tifozërisë së tyre. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.