Kukësi mbyll përgatitjet anti-Tirana

0
SHPËRNDAJE
Loading...

tato

Skuadra e Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve në Tiranë, ku menjëherë pas seancës stërvitore është nisur drejt Kukësit. Ekipi nën drejtimin e stafit teknik dhe trajnerit Ernest Gjoka ka zhvilluar edhe seancën e fundit, ku i është dhënë ngarkesën e duhur fizike futbollistëve të tij.

Trajneri do ta ketë të gjithe grupin e plotë në këtë sfidë, me përjashtim të sulmuesit Izair Emini që është i skualifikuar për shkak kartonësh. Ndërkohë Pero Pejiç dhe Entonio Pashaj kanë lënë pas dëmtimet e tyre dhe tashmë janë të gatshëm për t’u hedhur në fushë që nga minuta e parë.

Nga ajo çfarë është konstatur ditët e fundit, lojtarët janë në formën e tyre optimale dhe atmosfera është mjaft pozitive. Skuadra e Kukësit pas mbarimit të seancës stërvitore ka nisur edhe grumbullimin, pasi i është drejtuar qytetit verilindor, ku ata do të qëndrojnë të grumbulluar deri në ditën pas zhvillimit të ndeshjes.

Ndeshja me Tiranën do të luhet të shtunën, në orën 14:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në SuperSport. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.