Kukësi mbyll përgatitjet për ndeshjen me Luftëtarin

0
SHPËRNDAJE
loading...

Ditën e sotme, skuadra e Kukësit ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Luftëtarin, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Zeqir Ymeri” në orën 16:00. Nga ajo që raportohet nga faqja zyrtare e klubit verilindor, lojtarët e trajnerit Ernest Gjoka janë në formë të mirë dhe shumë të motivuar për të arritur suksesin e radhës përballë gjirokastritëve.

Tashmë, blutë janë plotësisht të përqendruar te pjesa e mbetur e kampionatit, duke mos harruar synimin e madh: fitimin e titullit kampion. Ndeshja Kukësi-Luftëtari, do të luhet ditën e nesërme, në orën 16:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në SuperSport 3 HD. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.