Kukësi me mungesa në ndeshjen e rradhës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Edon Hasani gjate nje seance stervitore
Edon Hasani gjate nje seance stervitore

Ndaj Teutës trajneri Klodian Duro, do të vuaj mungesën e mesfushorit Edon Hasani. Sic dihet shkodrani ka qenë një nga pikat kyce të skuadrës kuksiane në javët e fundit. Loja e tij, e shoqëruar me asiste dhe gola, por edhe me shumë dyluftime të fituara në mesfushë, ka bërë që tashmë Hasani të konsiderohet një nga liderat e këtij Kukësi që padyshim mund të themi se po tregon futbollin më të bukur në ndeshjet e fundit të kampionatit. Ndaj Skënderbeut është zëvëndësuar gjatë pjesës së parë dhe duket se Hasani do të mungoj për dy javë si pasojë e një problem muskular.

Edon Hasani me fanelen e Kukesit
Edon Hasani me fanelen e Kukesit

Stafi mjekësor i Kukësit me mjekët Rusi në krye po punojnë me intenstitet të lartë për ta rikthyer në kohë rekord mesfushorin, pasi tashmë Kukësi është në një pikë kyce në kampionat, por edhe në Kupën e Shqipërisë. Ndaj Teutës në “Niko Dovana” Hasani nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.