Kukësi mendon për tifozët, ja ideja e re

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14907173_902554189875675_5063731996507952819_n

Karta e tifozit është një politikë e përhapur në disa vende të Europës, teksa shumë klube kanë nisur ta aplikojnë për të shmangur trazirat dhe për të evidentuar tifozët problematikë.

Gjithsesi ajo ç’ka ndodh jashtë nuk gjen analogji në vendin tonë, ku së fundmi është klubi i Kukësit që po mendon të nxjerrë kartën e tifozit me anë të së cilës tifozët kuksiane do të kenë lehtësira në blerjen e biletave, produkteve të ndryshme apo edhe në udhëtimet e tyre në transferta.

Një hap të tillë e ndërmori edhe FSHF para nisjes së Kampionatit Europian, dhe impakti nuk është se ishte i mirë te grupimet e tifozëve.

Në Kukës e shohin si një lehtësi për organizimet kartën e tifozit, teksa kërkojnë gjithashtu që edhe numri i tyre të jetë sa më i madh në stadium, pasi po luftohet për të fituar titullin kampion dhe numri i spektatorëve në “Zeqir Ymeri” lë për të dëshiruar. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.