Kukësi merkato tek Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Kukësit pas mbylljes së sezonit mjaft pozitiv ku fitoi trofeun e Kupës së Shqipërisë, po mendon të bëjë edhe një merkato shumë serioze dhe cilësorë.

Presidenti i saj, Safet Gjici i ka idetë e qarta se duhet të shpenzojë akoma më shumë këtë vit për të arritur tek ëndra e tij që mbetet titulli kampion, por edhe të bëjë një paraqitje dinjitoze në Kupat e Europës.

Sabien Lilaj
Sabien Lilaj

Për këtë gjë numri 1 i klubit kuksian po planifikon të afrojë në ekip një lojtar të cilin e ka kërkuar edhe më parë. Bëhet fjalë për Sabjen Lilajn e Skënderbeut, i cili është një ndër lojtarët më cilësor në futbollin shqiptar.

Edhe më parë emri i Lilajt është përfolur për një kalim të mundshëm tek verilindorët, por kjo gjë nuk u bë reale. Ndërkohë tashmë duke parë edhe amullinë e krijuar tek korçarër gjërat mund të ndryshojnë dhe kalimi i mesfushorit në Kukës është i hapur.

Ndërkohë skuadra kuksiane nuk është e vetmja e interesuar për shërbimet e Lilajt, teksa duhet të mposhtë edhe konkurencën e Flamurtarit që e dëshiron me ngulm t’a afrojë në ekip mesfushorin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.