Kukësi merr kreun e renditjes duke mposhtur Vllazninë

0
SHPËRNDAJE

kukesiKukësi ka arritur të mposhtë me rezultatin 3-1 Vllazninë në “Zeqir Ymeri” në ndeshjen e vlefshme për javën e 10 të Kategorisë Superiore.

Dy gola të Pejiçit, njëri prej të cilëve me penallti, dhe një gol i Gurit që në prekjen e parë të topit në këtë ndeshje, siguruan suksesin e verilindorëve. Pejiç gjithashtu gaboi në ekzekutimin e një penalltie tjetër.

Ndërkohë goli i Shtubinës vleu vetëm për të thyer pamposhtshmërinë e Koliçit në “Zeqir Ymeri” gjatë këtij sezoni.

Takimi nis i shpejtë, ku që në të 3-tën, shans për Pejiçin i cili del përballë portierit Agoviç, por ky i fundit është më i shpejtë duke i larguar topin nga këmbët sulmuesit.

Në të 8-tën, Albi Alla tenton brenda zonës me një roveshatë, por topin shkon jashtë pak mbi traun e portës.

Kalojnë në qetësi minutat dhe deri në të 18-tën mungojnë rastet e rrezikshme.

Pikërisht, në këtë minutë, Pejiç kalon Kukësin në avantazh teksa në një dalje vetëm përballë Agoviç duke lënë pas mbrojtësit shkodranë, e kalon topin me parabël mbi portierin duke e dërguar atë në rrjetë.

Vllaznia bie psikologjikisht dhe nuk po gjen forcën për të reaguar. Në të 27-tën, Hasani tenton me një goditje të lehtë brenda zonës, por Agoviç largon rrezikun.

Pas 60 sekondash, Vllaznia ka rastin e parë. Weitzer tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë afër me shtyllën.

Në të 35-tën, Weitzer ndëhyn në mënyrë të gabuar ndaj Hasanit brenda zonës dhe arbitri Xhaja akordon penallti. Karton i verdhë për mesfushorin nga Kroacia. Pejiç ekzekuton penalltinë, por pret Agoviç, i cili i mohon golin e dytë Kukësit.

Sulmuesi atë që nuk e bëri në të 37-tën, e bën pas dy minutash. Agoviç ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Pejiçit dhe ka sërish penallti. Karton i verdhë për portierin malazez. Pejiç merr përsipër ekzekutimin dhe këtë radhë është i saktë duke dyfishuar avantazhin.

Në fundin e pjesës së parë, Vllaznia ngushton diferencën me anë të Shtubinës i cili godet saktë brenda zonës një top të ardhur nga e djathta në formë krosimi.

Fraksioni i parë mbyllet këtu, ndërsa e dyta nis me një goditje në të 53-tën, me sulmuesin Çinari tenton me një goditje diagonal brenda zonës, por nuk ka saktësi dhe topi del jashtë.

Në të 60-tën, Pejiç kroson një top në zonë nga e majta dhe Guri në prekjen e parë të topit realizon golin e 3-të për Kukësin.

Vllaznia nuk ka se çfarë të humbasë dhe hidhet e gjitha në sulm.

Në të 68-tën, Weitzer ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por Koliçi arrin të largojë rrezikun me vështirësi.

Pas një minute, Cicmil godet rrezikshëm nga hyrja e zonës, por Koliçi bën pritje akrobatike për ta dërguar në goditje këndi.

Sërish kuqeblutë në sulm dhe në të 73-tën, Vrapi ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portë, por kontrollon pa problem Koliçi.

Edhe Weitzer në të 74-tën, tenton nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

Ndeshja deri në fund nuk ka më histori, me Kukësin që administron mjaft mirë rezultatin. Djemtë e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka dalin shumë të kënaqur nga ky takim, ndërsa Vllaznia jo edhe aq.

Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në kuotën e 20 pikëve, duke barazuar Skënderbeun, por verilindorët marrin vendin e parë duke qenë se kanë golavarazh më të mirë. Nga ata tjetër, Vllaznia mbetet në kuotën e 11 pikëve, në vendin e 6.

Javën e ardhshme, Kukësi luan me Teutën në “Niko Dovana”, ndërsa Vllaznia luan me Partizanin në “Loro Boriçi”. /minuta90.com/

Kukësi-Vllaznia 3-1

Golat: Pejiç 18’, 39’, Guri 60’/ Shtubina 45’

Kukësi: Koliçi, Alla, Shameti, Musolli (Guri 59’), Hallaçi, Carioca, Hasani, Lena (Dema 87’), Imami, Emini (Dvornekoviç 83’), Pejiç (në dispozicion: Koçi, Memini, Jonuzi, Rangel) Tr: Ernest Gjoka

Vllaznia: Agoviç, Pjeshka (Gurishta 83’), Cicmil, Vrapi, Gocaj, Krymi, Bardulla, Çinari (Dyca 80’), Weitzer, Kalaja, Shtubina (në dispozicion: Selimaj, Kruja, Vecaj, Hoxha, Dibra) Tr: Armando Cungu

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Rejdi Avdo, Dojando Myftari, Remzi Sadiku

Kartonë të verdhë: Shameti 49’, Carioca 72’, Koliçi 85’/ Weitzer 36’, Agoviç 38’, Bardulla 83’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.