Kukësi, mik apo zot shtëpie?

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Kukësit do të përballet sot në orën 14:00 në “Zeqir Ymeri” ndaj Korabit. Në fakt kuksianët duhet të ishin udhëtues, por sic dihet, së fundmi skuadra e Korabit ka vendosur t’i luaj në ndeshjet në stadiumin e Kukësit, ndaj edhe është e detyruar të luaj këtë sfidë në shtëpinë e skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka. Duket se Kukësi do të jetë mysafir në shtëpin e tij sot në një ndeshje delikate ndaj skuadrës së drejtuar nga Gerdi Haxhiu, e cila pas barazimit në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës, ka më tepër moral për vazhdimësinë, edhe pse ndodhet ende në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.