Europa League/ Kukësi rrëshqet brenda në “shtëpi”, gëzon Mladost

0
SHPËRNDAJE

Humbja, ai rezultat që nuk duhej aspak është regjistruar nga Kukësi në ndeshjen e parë brenda në shtëpi, në këtë ndeshje të parë të turit të dytë të Europa League. Malazezëve të Mladost u ka mjaftuar vetëm një gol i shënuar në fillim të pjesës së dytë për të qenë shumë më të qetë për kthimin pas një jave në fushën e tyre.

kuks

Pjesa e dytë
Hallaçi & Co. janë përpjekur gjatë gjithë pjesës së dytë, për të shënuar të paktën një gol. Por ka qenë një mision i pamundur për kukësianët, që kanë mëkatuar jo pak në metrat e fundit para portës kundërshtare. Teksa në disa raste edhe portieri malazez ka bërë pritje shpëtimtare. Pa harruar edhe që treshja e gjyqtarëve ka bërë “pjesën” e vet, duke anuluar një gol të rregullt të Pejiç në minutën e 91′, për shkak të pozicionit jashtë loje. E në fund, edhe trajneri Troisi ka vrapuar me vrull drejt “bilbilit” estonez, pasi ka pasur diçka për t’i thënë atij. Si përfundim, gjithsesi nuk ka mundur të shmanget dot humbja brenda në “Qemal Stafa” për Kukësin, që tashmë do të ketë nevojë për një mrekulli për të synuar kualifikimin në turin tjetër të Europa League

Pjesa e pare

E kanë mbyllur pa gola pjesën e parë kukësianët në një lojë ku portierët s’kanë pasur punë. Megjithëse janë përpjekur të rrezikojnë veçanërisht me Pejiç, ekipi verilinor nuk ka qenë në lartësinë e duhur, për të gjetur rrugën e rrjetës. Nga ana e vet, Mladost është mjaftuar duke mbrojtur me korrektësi, duke dalë në mënyrë sporadike në sulm, por pa krijuar rrezik të veçantë. Si rrjedhojë, shifrat kanë ngecur në 0-0, me shpresën se do të ndryshojë diçka në pjesën e dytë. Për kënaqësinë e tifozëve kukësinë, që gjithsesi nuk janë të pranishëm aq sa duhet të ishin në stadiumin “Qemal Stafa”.

U desh të vinte minuta e 52-të që rezultati të zhbllokohej, ndonëse janë malazezët që realizojnë me Lakiç, në të paren pakujdesi të mbrojtjes kuksiane.

 

Formacionet zyrtare të ndeshjes së Europa League
KUKESI – MLADOST
Kukësi: Stazhilla; Mici, Muç, Malota, Hallaçi; Birungueta, Felipe Moreira, Jefferson, Jean Carioca, Erick Flores; Pero Pejiç Tr.Troisi
Mladost: Raduloviç; Pejoviç. Raiçeviç, Igumenoviç, Djursiç, Novoviç, Lakiç, Vukoviç, M.Raduloviç, B.Raduloviç, Scepanoviç
Gjyqtar: Kristo Tover (Estoni)

https://www.youtube.com/watch?v=YKWDgnuyg0E

S'KA KOMENTE

Comments are closed.