Kukësi mund Tërbunin në miqësore

0
SHPËRNDAJE

kukesiKukësi është ndeshur ditën e sotme me Tërbunin në një miqësore të zhvilluar në prag të fillimit të sezonit. Verilindorët kanë arritur të fitojnë me rezultatin minimal 1-0 me golin e vetëm të takimit të shënuar nga Renaldo Rama. Ishte një ndeshje shumë e vlefshme për të dyja skuadrat pasi u përballën me kundërshtar të një niveli që shumë shpejt do ta hasin në Superligën Shqiptare. Gjatë takimit është dëmtuar Gentian Manuka i Tërbunit. Ndërkohë lajme të mira vijnë nga merkato e Tërbunit pasi në ekip mund të afrohet sulmuesi Vatnikaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.