Kukësi në formë, Spahia dhe Duro optimistë para Teutës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ekrem Spahia
Ekrem Spahia

Superiorja/ Në prag të ndeshjes ndaj Teutës, Drejtori i përgjithshëm i Kukësit, Z.Ekrem Spahia dhe trajneri Klodian Duro në konferencën për shtyp të organizuar ditën e sotme folën në lidhje me situatë  pozitive që po kalon klubi verlindor. Tashmë si objektiv kryesor ekipi kuksian ka Kupën e Shqipërisë, por edhe ruajtjen e vendit të tretë në kampionat. Sipas Spahisë, bashkëpunimi në sintoni të plotë në të gjithë hallkat është reflektuar drejtpërdrejt në rezultat e skuadrës, që tashmë ka dhe shtatë finale në kampionat dhe dy në Kupën e Shqipërisë për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin.

Ndërkohë edhe trajneri Duro foli në lidhje me situatën mjaft pozitive me rezultate mira që kanë ardhur si rezultat i një pune shumë të mirë të të gjitha hallkave të klubit, nga futbollistët e deri te presidenti Gjici. Tani kemi edhe 7 finale në kampionat dhe 2 në Kupën e Shqipërisë, për t’i arritur objektivat që është fitimi i Kupës së Shqipërisë dhe vendi i tretë në kampionat.

Klodian Duro gjate intervistes per SuperSport
Klodian Duro gjate intervistes per SuperSport

Optimizmi mbizotëroi edhe në fjalët e trajnerit Duro, i cili shprehu bindjen se Kukësi do t’i përbushë pritshmëritë që ka presidenti Gjici.

Ecuria jonë ka qenë e mjaft e mirë por duhet të kemi shumë kujdes në këtë pjesë të fundit të sezonit. Duhet t’i marrin të gjithë ndeshjet një e nga një dhe të vazhdojmë me rezultat pozitive që kemi marrë në takimet e fundit.”

Përsa i përket transfertës së radhës në Durrës, Duro kërkoi përqendrim maksimal nga futbollistët e tij, për të ruajtur serinë e fitoreve radhazi në funksion të vendin të tretë.

 “Kam respekt dhe vlerësim maksimal për Teutën që është kundërshtarja jonë e drejpërdrejtë. Fillimisht duhet të përqendrohemi te kjo sfidë, pastaj të mendojmë për ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë me Flamurtarin. Synimi në në kampionat mbetet vendi i tretë, pozicion të cilin kërkojmë ta ruajme me cdo kusht.”

Për sfidën me Teutën është e konfirmuar mungesa e Edon Hasanit për arsye dëmtimi, ndërsa Dvornekovic, e ka kaluar gjendjen gripale dhe pritet të jetë në dispozicion të Duros. /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.