Kukësi në garë për sulmuesin Andi Ribaj

0
SHPËRNDAJE
loading...

Kukësi pritet që të jetë mjaft aktiv në merkaton e verës, madje presidenti Safet Gjici, ka në plan që të afrojë lojtarët nga më të mirët e vendit për të blinduar ekipin. Në listën e presidencës dhe stafit drejtues të Kukësit janë shumë emra lojtarësh, madje nga më të njohurit në Superiore që kanë fituar edhe trofe.

Së fundmi një tjetër lojtarë që kërkohet nga Kukësi është edhe sulmuesi fierak Andi Ribaj, një lojtar i shpejtë. Këtë e kanë konfirmuar burime të sigurta pranë skuadrës kuksiane për minuta90.com.

Sulmuesi fierak, një nga më të mirët e Superiores, me Teutën bëri një paraqitje shumë të mirë dhe ai luan jo vetëm në ofensivë por edhe në mesfushë nga krahët apo si sulmues i “maskuar”.

Mirëpo, ardhja e sulmuesit Ribaj i hap rrugën largimit të njërit prej sulmuesve. Sipas të gjitha gjasave, Kukësi do të largojë sulmuesin brazilian Rangel. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU