Kukësi vazhdon historinë, kalon në turin e dytë

0
SHPËRNDAJE
Loading...




Ja formacionet e ndeshjes Torpedo Zhodino – Kukësi

image
Torpedo Zhodino: Chesnovski, Serdyuk, Melnik, Pankovets, Burko, Datsenko, Selyava, Vaskov, Maksyov, Yatskevich, V. Hleb. Trajner: Igor Kriushenko.

Kukësi: Stajila, Shameti, Hallaçi, Malota, Mici, Jean Carioca, Felipe Moreira, Muça, Jefferson, Erick Flores, Pejiç. Trajner: Marcelo Troisi.

imageKukësi ka arritur të barazojë në ndeshjen e kthimit përballë Torpedo Zhodino dhe kështu bëhet ekipi i parë këtë sezon që kalon turin e parë të Europa League. Ekipi kuksian ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, ku vetëm goli i ka munguar për të zhbllokuar shifrat e takimit që përfundoi në barazim të bardhë 0-0. Edhe pse cilësohej si një ndeshje mjaft e vështirë, ekipi i drejtuar nga trajneri Troisi ka qënë në lartësinë e duhur dhe nuk ka qënë aspak inferior ndaj kundërshtarëve, madje në pjesën e dyte kroati Pero Pejiç ka humbur nje 11-metërsh. Në minutën e 75′ Kukësi ka fituar të drejtën e një 11-metërshi, dhe ka qënë Pejiç ai që e ka marrë përsipër goditjen e tij, por nuk ka arritur dot të shënojë nga pika e bardhë. Deri në fund të dy ekipet janë munduar për të shënuar të paktën një gol, por me Kukësin disi më të tërhequr për të mbrojtur atë avantazh të dyfishtë që fitoi në Tiranë. Kuksianët kanë qënë ata që kanë festuar në vërshëllimën e fundit të arbitrit, pasi janë kualifikuar me meritë ndaj ekipit bjellorus të Zhodinos. Kukësi kështu arrin kualifikimin e dytë në histori për në turin e dytë të Europa League, pas suksesit të arritur dy sezone më parë. Kukësi merr kështu sërish një rezultat historik në kupat e Europës, dhe është në rrugën e duhur për të përsëritur suksesin e disa viteve më parë.

image
Pjesa e parë
Kukësi nuk e ka nisur aspak si inferior ndeshjen e kthimit në Bjellorusi, përkundrazi verilindorët kanë qënë disi më superior se vëndasit për rastet e shënimit në këtë pjesë të parë që përfundoi me rrjeta të paprekuar. Formacioni i hedhur në fushë nga trajneri Troisi nuk ka menduar të mbrojë rezultatin, por menjëherë ka vendosur të sulmojë portën kundërshtare. Këtë gjë e tregojnë edhe rastet në portat respektive, ku ekipi shqiptar ka krijuar 8 të tilla përballë 6 të Zhodinos. Vëndasit janë munduar të krijojnë më shumë volum loje, dhe e ka zotëruar më shumë topin, dhe ka qënë dukshëm më superior se kuksianët, por rastin më të rrezikshëm e kanë patur lojtarët shaiptarë, por që nuk u treguan të saktë përpara portës duke shpërdoruar një rast ideal. Portieri Stajila i Kukësit nuk ka qënë i rrezikuar thuajse në asnjë rast, pasi edhe rastet para portës së tij kanë qënë sporadike dhe mbrojtja ka bërë një punë mjaft të mirë. Kukësi me këtë rezultat në pjesën e parë ekipi verilindor hedh një hap më tej të sigurt drejt kualifikimit, pasi duhet të mbrojë një avantazh prej dy golash për 45 minutat e mbetura të ndeshjes.

Edon Hasani dhe Gledi Mici duke festuar par ndeshjes
Edon Hasani dhe Gledi Mici duke festuar par ndeshjes
Lojtarët e Kukësit duke dalë nga fusha
Lojtarët e Kukësit duke dalë nga fusha

S'KA KOMENTE

Comments are closed.