Kukësi, nesër në provën e zjarrit në Durrës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Verilindorët nuk po kalojnë një situatë të qetë pavarësisht se në media makiazhi i drejtuesve kuksianë, përpiqet të mbulojë të çarën pas barazimit me Vllazninë, një barazim shtëpiak që pak kush e priste, duke qenë se në këtë sezon, shkodranët i janë dorëzuar pa kushte Kukësit (sportivishit kuptohet).

Barazimi 0-0 në “Zeqir Ymeri” ruajti rekordin e skuadrës së Gjokës, e vetmja e pamposhtur deri më tani, por te tifozët, që kanë filluar të bëjnë llogaritë, do t’u leverdiste ca humbje më shumë e ca fitore më tepër, çka do ta katapultonin Kukësin në vendin e parë.

Gjithsesi, mbajtësit e titullit simbolik, “Kampionët e Dimrit”, do të udhëtojnë nesër në “Niko Dovana”, ku do të përballen me vendësit e Teutës, që kanë nevojë jetike për pikë.

Pikërisht ky pozicionim i dy skuadrave, ku secila kërkon të luftojë për vete, e bën ndeshjen e Durrësit më emocionuesen e ditës së shtunë. Një provë zjarri për Kukësin, që më shumë sesa për pikët, në Durrës duhet të fitojë për humorin brenda skuadrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.