Kukësi ngre katër “dronë” në Podgoricë (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

Kuk
Festa e kukesianeve pas kualifikimit per ne turin e trete

Në një mbrëmje ku malazezët u përpoqën të luanin pisët jashtë fushe me thirrjet në serbisht “Vritini shqiptarët”, Kukësi i jep një leksion Mladosit brenda në Podgoricë. Katër gola që mund të barazohen edhe me katër ngritje “droni”, për t’i mbyllur gojën racistëve të pështirë. Atyre tifozëve që duket se kishin ardhur jo për të parë futboll, por për të vjellur vrer.. E nuk kishte reagim më të mirë, sesa ai i Kukësit. Ndonëse, stonimi i vetëm ishte fakti që nuk erdhi asnjë gol nga futbollistë shqiptarë, por nga një kroat si Pejiç (2) dhe nga brazilianët Moreira e Flores. Sidoqoftë, rëndësi ka kualifimi dhe që i turpuruam sllavët brenda në shtëpinë e tyre.

Mlad

MLADOST – KUKESI 2-4

Golat: 62′ Sćepanović, Adzovic 87’/13′ Moreira, Pejiç 19′, 72′, Flores 32′

Pjesa e dytë

Fillimisht, kukësianët pësuan atë golin që ndoshta i futi pak në panik, sepse edhe me dy gola të tjerë të malazezëve do e shihnin vetem jashtë Europës. Mirëpo ka menduar i zakonshmi Pero Pejiç për të rikthyer një farë qetësie. Megjithëse, sikur të mos mjaftonte administrimi i lojës i tentuar nga ana e të besuarve të Troisit, Mladost ka shënuar edhe për herë të dytë. Ndërkohë që minutat e fundit kanë qenë për drithërima, kjo edhe si pasojë e disa momenteve pasigurie që shfaqi portieri Stazhilla. Gjithsesi, mësymja malazeze nuk ka sjellë fatmirësisht rezultat dhe kukësianët kanë marrë atë që u duhej.

gol
Momenti i golit te katert te Pejic

Pjesa e parë

Tre gola per 30 minuta nuk i kshte imagjinuar askush. Por js qe Moreira; Pejic dhe Erik Fllores e kane bere gjithcka realitet. Dhe keshtu e kane shnderruar praktikisht nje shetitje 45 minutat e para. Per t’u vecuar thirrjet e tifozeve vendas qe ne minutat e para ‘Vritini shqiptaret’   cka i kane prishur bukurine takimit.
Formacionet
Në ndryshim nga ndeshja e parë, trajneri Trosi ka shtuar numrin e lojtarëve në fushë, duke ulur në stol njërin nga brazilianët e mesfushës, Birungueta, teksa i ka dhënë besim Edon hasanit. Jo ndryshime të mëdha për vendësit e Mladost, të cilët vazhdojnë të jenë me tre Raduloviç në formacion, por që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.