Kukësi nis përforcimet për Europën

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Ekipi i Kukësit kërkon me çdo kusht të bëjë mirë edhe në Europë, ndaj presidenti Safet Gjici ka angazhuar stafin e tij për të afruar lojtarët që i duhen skuadrës së tij për ta realizuar këtë qëllim.

Pas lajmit të bashkëpunimit me një kompani franceze menaxhimi, tashmë del në skenë edhe një emër për tu bërë pjesë e verilindorëve dhe bëhet fjalë për një sulmues.

Quhet Tomislav Kish dhe sezonin e fundit ka luajtut në Belgjikë me Cercle Bryzh në Ligën e Dytë, ku ka shënuar 7 gola.

Kartoni i tij zotërohet nga Kortrijk, që e ka huazuar sulmuesin, të cilin e ka blerë për shumën e 150 mijë eurove.

23 – vjeçari kroat është formuar si lojtar te Hajduku, ndërkohë që tani skuadra e Kukësit kërkon ta afrojë në skuadër, sikurse raporton Panorama Sport.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU