Kukësi nis përgatitjet anti-Tirana, mësohen çmimet e biletave

0
SHPËRNDAJE

15111061_916430038488090_2690445036572597694_oKukësi, pas fitores me Teutën, ka nisur përgatitjet për takimin e radhës, atë ndaj Tiranës, e cila do luhet të shtunën në orën 14:00.

Për këtë ndeshje, Izair Emini nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Gjoka, dhe kjo për shkak pezullimi. Sulmuesi i Kukësit u ndëshkua me karton të verdhë ndaj durrsakëve, dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës ne kampionat.

Ndërkohë, lajm i mirë është rikthimi i mbrojtësit Shameti dhe mesfushorit brazilian Carioca, të cilët përfunduan pezullimin prej kartonëve. Në sfidën ndaj Tiranës, pritet që nga minuta e parë të luajë edhe mesfushori me tipare sulmuese, Kushtrim Lushtaku, i cili shënoi në ndeeshjen ndaj Teutës.

Ndërkaq, klubi i Kukësit, ndonëse ka pak vite në elitën e futbollit shqiptar, gëzon një mbështetje relativisht të madhe dhe tifozë të kësaj skuadre tashmë kanë filluar të bëhen protagonistë të sukseseve të tij. Klubi, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, pak ditë më parë, ka bërë të ditur dje se tre mbështetës nga Londra, kanë vendosur që t’i dhuronin verilindorëve 800 euro, ndërsa ftonte që edhe të tjerë të ndiqnin shembullin e tyre.

Poashtu, për sfidën ndaj Tiranës, kërkohet edhe mbështetja e tifozëve kuksianë dhe për këtë arsye, klubi i Kukësit dhe presidenti i saj Safet Gjici kanë vendosur që të përgjysmojë çmimet e biletave. Tribuna VIP do të kushtojë vetëm 500 lekë, ndërsa të gjitha tribunat e tjera do të kushtojnë vetëm 100 lekë.

Ndeshja Kukësi-Tirana do luhet ditën e shtunë në orën 14:00 dhe do të transmetohet nga SuperSport dhe TVSH. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.