Kukësi, një brazilian zëvëndëson patriotin e tij

0
SHPËRNDAJE
Loading...

 

kukesi ne festeSkuadra e Kukësit, sic është bërë e ditur më parë, ka humbur për këtë sezon një nga mesfushorët e saj më të mirë, Eric Flores. Do të duhen plotë 6 muaj për ta rikthyer në fushën e blertë nr.9 të kuksianëve, ndërkohë që ndeshja e rradhës po troket në derë ndaj Flamurtarit. Por trajneri Duro vec faktit se duhet të zëvëndësoj Flores, ku me shumë mundësi një tjetër brazilian si Biringueta mund të zëri në vazhdimësi vendin e patriotit të tij, do të ketë edhe mungesa të tjera.

Foto nga ndeshja Kukësi - Partizani
Foto nga ndeshja Kukësi – Partizani

Lapidar Lladrovci do të mungoj si pasojë e kartonit të kuq. Ndërsa edhe Musolli ka plotësuar numrin e kartonë të verdhë. Ndeshja ndaj Flamurtarit është shumë e rëndësisshme për Kukësin që jo vetëm që ndjen presionin  e Teutës për vendin e tretë të klasifikimit në kampionat, por humbja ndaj Partizanit mund të ketë prishur pak humorin e skuadrës së Duros, por një fitore e mundshme në Vlorë do të rikthente buzëqeshjen në rradhët e Kukësit.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.