Kukësi një ekip fushe, Flamurtari shkon për pikë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Në fundjavë Superliga ka rezervuar një ndeshje mjaft interesante sa edhe e fortë. Kukësi do të presë ne “Zeqir Ymeri” ekipin e Flamurtarit. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat për ecurinë në kampionat. Këtë sezon ekipi verilindor nuk e ka nisur edhe aq mirë, duke marrë vetëm dy fitore në katër ndeshje. Madje këto dy fitore i ka marrë në “shtëpi” teksa në transfertë ka regjistruar vetëm dy humbje, duke qënë vetëm një ekip fushe në këto dy javë të para. Në këtë pikë ata janë favoritë për këtë takim, por nga ana tjetër trajneri Stanislav Levi dhe të besuarit e tij do të kërkojnë pikë me patjetër në këtë sfidë, që do të ishin të parat në transfertë.

Duke parë edhe progresin që ekipi ka bërë në javët e fundit ata nuk do të udhëtojnë për piknik drejt Kukësit, por me synim të qartë marrjen e pikëve. Kjo do të jetë edhe një sfidë ish-lojtarësh pasi ka shumë futbollistë që janë aktivizuar me të dyja skuadrat. Mici është vlonjati që aktivizohet me Kukësin, ndërsa Hoxha, Zeqiri, Lushtaku dhe portieri Halilaj janë ish-lojtarët e kuksianëve që tashmë duan t’a mposhtin me fanellën e Flamurtarit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.