Kukësi një hap larg Veliut

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Merkatoja e futbollistëve në Shqipëri vjen e bëhet gjithmonë më e “nxehtë”. Shumë lojtarë ndërrojnë ekipet ku thonë se kan firmosur, për t’u larguar më pas drejt ekipeve që ofrojnë më shumë.. I tillë eshtë edhe rasti i mbrojtësit Franc Veliu, i cili u përfol se kishte firmosur një kontratë me ekipin e Vllaznisë, gjë të cilën e pohoi edhe vetë lojtari vlonjat. Por duket se tashmë ai është pranë një kalimi tek Kukësi, që është vënë në kërkim të një mbrojtësi pas problemeve që u panë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Skënderbeut në prapavijë.
image
Mësohet se vetë presidenti Gjici ka telefonuar vetë lojtarin dhe duket se ai është bindur për të qënë pjesë e Kukësit, pavarësisht fjalëve se ai kishte firmosur në Shkodër me Vllazninë. Nga ana e tyre, ekip verilindor duket një hap larg mbrojtësit vlonjat për të “blinduar” mbrojtjen që duket se fut ujë pas takimit me Skënderbeun.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.