Kukësi/ Një tjetër dëmtim përpara Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Gjatë këtij fillimi të kampionatit Kukësi është prekur nga “epidemia” e dëmtimeve, që duket se shtohen javë pas jave. Një tjetër titullar i rëndësishëm i skuadrës së trajnerit Milinkoviç nuk do të jetë në fushë për ndeshjen e nesërme me Vllazninë.

Mesfushori malazez Milosh Krkotiç i shtohet listës së mungesave, ku bëjnë pjesë kapiteni Hallaçi, mbrojtësi Shameti dhe mesfushorët Zeqiri dhe Musolli. Bëhen kështu 5 mungesa për ndeshjen me Vllazninë dhe nuk janë pak, megjithatë stafi teknik shpreson t’ia dalë me grupin që ka në dispozicion.

Krkotiç është bashkuar me Kukësin në fundin e merkatos së verës dhe i ka shërbyer skuadrës kampione me përvojën e tij.

Alijev-Kukesi-gol-ne-Lushnje-

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU