Kukësi nuk gabon, goli i sulmuesit Pero Pejiç me goditje dënimi thyen Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kukësi ka arritur të fitojë në shtëpi ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm të takimit e realizoi sulmuesi Pero Pejiç në minutën e 33-të falë ekzekutimit të saktë të një goditjeje dënimi.

Pas këtij takimi, Kukësi vazhdon të udhëheqë kampionatin me 69 pikë, duke pritur se çdo të bëjnë rivalët në ndeshjet e tyre përkatëse. Ndërkohë Flamurtari mbetet në vendin e 7 të renditjes me 35 pikë. /minuta90.com/

Kukësi-Flamurtari 1-0

Goli: Pejiç 33’

Kukësi (4-4-2): Koliçi, Hallaçi, Pashaj, Alla, Imami, Dvornekoviç, Lena, Musolli (Carioca 66’), Cale (Guri 72’), Emini (Rangel 83’), Pejiç Tr: Ernest Gjoka

Flamurtari (4-1-4-1): Halili, Jakovljeviç, Leal, Veliu, Mersini, Hyseni (Fazliu 60’), Shehaj (Lynneeker 58’), Shkodra (Neziraj 76’), Telushi, Alves, Busiç Tr: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridigert Çokaj, Paulin Simoni, Indrit Myrtja

Kartonë të verdhë: Carioca 90’, Rangel 90’+4 / Mersini 25’, Veliu 31’, Fazliu 78’, Telushi 90’, Leal 90’+4

S'KA KOMENTE

Comments are closed.