Kukësi nuk lejon “firot”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

dervishi kukesiDritan Dervishi ka dhënë një deklaratë për fk-kukësi.al ku është shprehur se asnjë lojtar nuk largohet nga Kukësi duke hedhur poshtë mundësinë e kalimit të Eminit te Tirana.

“Kukësi po punon fort për ndeshjen e kthimit në “Europa League”. Kemi për të luajtur edhe një finale dhe të gjitha forcat tona janë të përqendruara aty, por nuk mund të mos komentoj shkrimet e fundit mediatike”.

“Po ua përsëris të gjithëve se lojtarët janë nën kontratë me Kukësin dhe secili do ta zbatojë atë. Të gjithë nga i pari dhe i fundit kanë besimin e klubit.  Ne kemi buxhetin e duhur dhe profesionalizimin që të mbajmë futbollistët tanë. Do kërkoja mirëkuptimin e të gjithëve që të na lini të punojmë të qetë”.

“I them dhe tifozerisë kuksiane që të kenë besim dhe të na mbështesin në Nikshiq, pasi kemi nevojë për secilin prej tyre. Kemi nevojë që të jemi bashkë, prandaj kam besim se do të gjejmë  mbështetjen e tifozëve tanë në Mal të Zi”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.