Kukësi/ Nuk ndalen kampionët, gati mesfushori kroat

0
SHPËRNDAJE

Ekipi i Kukësit pritet të kthehet në ditën e nesërme drejt Shqipërisë, pas përgatitjes dimërore në Antalia.

Në një farë mënyre mund të themi se kampionët e Shqipërisë rikthehen si “fituesit” e fazës përgatitore, pas rezultateve pozitive të marra në Turqi. Gjatë intervistës për “Rtsh”, Peter Pakult është shprehur se pret edhe një përforcim cilësorë nga ana e klubit.

Sipas të gjitha gjasave, përforcimi i fundit i Kukësit do të jetë Dejan Klavica. Futbollisti kroat luan si mesfushor ofensiv, teksa më parë ka qenë pjesë e shpresave të Kroacisë, raporton “Panorama Sport”.

Megjithatë mesfushori është pjesë e klubit të Varazhdinit, që luan në kategorinë e dytë kroate. Në këtë sezon nga 18 ndeshje në fushën e lojës, Glavica ka arritur të shënojë 3 gola.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.