Kukësi përgatit rikthimin e madh, ja prapaskenat

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kukësi ka marrë kreun e renditjes pas javës së 10-të të Superiores, por tani ka detyrën e vështirë për ta ruajtur atë.

Në klubin verilindor kanë nisur të mendojnë për merkaton, dhe sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, trajneri Gjoka ka bërë kërkesën e tij të parë.

Bëhet fjalë për Erick Flores, sulmuesin që luan në krahun e djathtë që u dëmtua sezonin e shkuar me kuksianët dhe aktualisht po vijon fazën riaftësuese në Brazil.

Pas shkrimit të sotshëm të “Panorama Sport”, minuta90.com zbulon se Flores do të rikthehet në fushat e blerta në janar dhe ky fakt i gëzon drejtuesit e Kukësit, të cilët kanë pasur biseda me lojtarin dhe kanë rënë dakord në parim që sulmuesi të rikthehet te Kukësi.

Flores pëlqehet edhe nga trajneri Gjoka, i cili e ka vlerësuar mjaft pozitivisht brazilianin, të cilin do ta kishte një armë shtesë në skuadër. Tekniku është pak spektik vetëm për kohën e rikuperimit të plotë, por nëse lojtari do ishte i gatshëm mbas janarit, për fazën e tretë dhe të katërt, atëherë ai do ishte i kënaqur që ta kishte në ekip. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.