Kukësi përgatitet në prag të ndeshjes së kthimit

0
SHPËRNDAJE

gjici

Kukësi vazhdon përgatitjet në Podgoricë dhe po i jep dorën e fundit provave taktike përpara takimit me Mladost. Nga kampi stërvitor i verilindorëve filtron optimizëm dhe lojtarët janë të karikuar në maksimum dhe pretendojnë kualifikimin për në turin e ardhshëm. Pavarësisht vështirësive dhe golit në fushë kundërshtare të shënuar nga malazezët, kuksianët kanë besim në forcat e tyre dhe po stërviten mirë për t’ja arritur qëllimit. Në seancën e fundit stërvitore ka qenë prezent edhe presidenti Safet Gjici i cili i ka premtuar skuadrës një premio prej 50 mijë eurosh nëqoftëse kalon në turin tjetër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.