Kukësi “peshkon” sulmuesin e Valencias në Spanjë

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Vinicius Araujo, kështu quhet sulmuesi brazilian me të cilin Kukësi ka arritur akordin sipas “Panorama Sport”, por gjithçka mbetet për t’u parë, pasi 24-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me Valencian.

Sulmuesi ka luajtur gjashtë ndeshje në Primera, sigurisht si zëvendësues, ndërkohë që skuadra spanjolle e ka huazuar në disa skuadra futbollistin e saj, ku spikatin Standarti i Liezhit në Belgjikë, apo edhe Kruzerio, me të cilën ka luajtur në Serinë A në Brazil.

Sezonin e fundit, Araujo e ka zhvilluar me SD Hueska, në Segunda Divizion. Braziliani është aktivizuar në 19 takime, 10 prej të cilave si titullar. Gjatë këtyre ndeshjeve ka shënuar edhe tre gola.

Në karrierën e tij sulmuesi ka fituar Serinë A në Brazil me Kruzeiron, çka bëri që edhe skuadra spanjolle ta afronte në ekip. Gjithashtu numëron pesë ndeshje me Shpresat e Brazilit dhe tre gola të shënuar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU