Kukësi probleme në mbrojtje

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14889867_900719150059179_3420837364366352310_oKukësi bashkëkryeson Superioren me Skënderbeun dhe javën që vjen skuadrën e trajnerit Ernest Gjoka e pret transferta e Durrësit. Kjo ndeshje paraqet një vështirësi të madhe, pasi Teuta kërkon pikë për të dalë nga “zona e rrezikut”.

Nga ana tjetër, Kukësi pritet të bëhet më i zjarrtë për pjesën në vazhdim, por për këtë transfertë numëron dy mungesa mjaft të rëndësishme në mbrojtje, Ylli Shameti dhe Entonio Pashaj.

Përpos dyshes së mbrojtjes, mungon edhe mesfushori me tipare sulmuese Jean Carioca, por për brazilianin ka alternativa dhe pritet të zëvendësohet nga Kushtrim Lushtaku. Problemi mbetet vetëm Shameti, pasi trajneri Gjoka nuk ka asnjë qendërmbrojtës në dispozicion. Një mundësi është tërheqja e Musollit, por mbetet për t’u parë.

Trajneri Gjoka po punon për zëvendësimin e dy mbrojtësve, një problem më vete për teknikun, por sigurisht Gjoka do ta gjejë zgjidhjen më të mirë të mundshme. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.