Kukësi, rikthime dhe mungesa para Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kukësi do të luajë ditën e nesërme një transfertë tepër delikate në Shkodër ku do të përballet me Vllazninë e cila është e pathyer në “shtëpi” në vitin 2016. Ndërkohë skuadra kuksiane gjithashtu nuk e njeh shijen e fitores në transfertë për këtë vit dhe pikërisht ndaj kuqebluve do të jetë guri i provës për ta.

Renato Malota
Renato Malota

Për ndeshjen që do të luhet në “Reshit Rusi”, ekipi i Klodian Duros do të vuajë një mungesë tepër të rëndësishme në prapavijë. Kukësit do t’i duhet të bëjë pa shërbimet e mbrojtësit Renato Malota në këtë përballje dhe mbrojtësi lezhjan ka qenë pikërisht një nga pikat më të forta në këtë përballje. Ndërkohë lajme të mira vijnë për trajnerin Duro nga infermieria. Mbrojtësi Ylli Shameti dhe sulmuesi Mario Morina kanë lënë pas problemet e tyre fizike dhe do të jenë të gatshëm për këtë përballje. Skuadra e Kukësit ka udhëtuar qysh ditën e sotme drejt Shkodrës, teksa mbrëmjen ka preferuar t’a kalojë në Lezhë. Nesër në orën 14:00 do të luhet edhe ndeshja Vllaznia-Kukësi, ku padyshim një motiv për skuadrën verilindore do të jetë edhe humbja e Tiranës në derbi e cila është rivale direkte për vendin e tretë në renditje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.