Kukësi, sërish hyrje falas në ndeshjen ndaj Laçit

0
SHPËRNDAJE

15194481_919356944862066_3734630995004108679_o

Si zakonisht, mes Kukësit dhe Laçit janë zhvilluar ndeshje të forta dhe kjo pritet të ndodhë edhe nesër. Klubi verilindor do medoemos fitoren, gjë që e duan shumë edhe tifozët të cilët kanë marrë një dhuratë për sfidën e nesërme në “Zeqir Ymeri”.

Presidenti Safet Gjici ka vendosur që në ndeshjen e nesërme ndaj Laçit që do të zhvillohet në orën 14:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri”, hyrja të jetë falas për tifozët. Ky takim është shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë e kampionatit, prandaj edhe presidenca ka menduar që të zerojë çmimet e biletave në mënyrë që të gjithë kuksianët të kenë mundësi që të shohin në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Ky vendim është kthyer në rutinë për klubin verilindor, që sa herë ka mysafirë bardhezinjtë, vendos të hapë dyert e stadiumit, gjë që e bën edhe në ndeshje të tjera. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.