Kukësi-Sheriff Tiraspol, ja ndryshimet e Gjokës në formacion

0
SHPËRNDAJE

Champiosn League / Sot në orën 19:30 Kukësi do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Sheriff Tiraspol në ndeshjen e kthimit të vlefshme për turin e dytë kualifikues në Champions League.

Pas humbjes 1-0 në transfertë, skuadra verilindore luan një ndër ndeshjet më të rëndësishme gjatë 5 viteve të fundit ku do të synohet përmbysja e rezultatit.

Trajneri Ernest Gjoka zhvilloi përgatitjet e fundit, ku ndryshimi i vetëm nga ndeshja e parë është ulja në stol e mesfushorit Hair Zeqirit.

Gjoka në këtë mënyrë i ka dhënë më shumë përparësi fazës ofensive pasi kampionët e Shqipërisë duhet të shënojnë m çdokush për të shpresuar tek përmbysja e madhe.

E përditshmja sportive ‘Panorama sport’ ka publikuar formacionin e mundshëm të Kukësit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.