Kukësi shpallet kampion i Kategorisë Superiore, gjyqtari Enea Jorgji dënon Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE

Kukësi shpallet kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2016-2017 duke fituar titullin e parë kampion në historinë e tyre. Ndeshja “finale” e sezonit ndaj Skënderbeut, e zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri” dhe e vlefshme për javën e 35-të, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.

Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 11-të kur mbrojtësi Gledi Mici u ndëshkua me karton të kuq, por deri në fund të pjesës së parë korçarët luajtën mjaft mirë duke kontrolluar ndeshjen. Në minutën e 47′ Izair Emini fitoi një penallti të kontestueshme për Kukësin dhe sulmuesin Pero Pejiç e shndërroi në gol.

Në minutën e 56′ mesfushori Liridon Latifi u pengua qartësisht në zonë dhe gjyqtari Enea Jorgji nuk akordoi penallti, duke bërë që të shpërthenin protestat e korçarëve. Mbrojtësi Tefik Osmani u ndëshkua me karton të kuq për protesta, ndërkohë që në minutën e 93-të Pero Pejiç shënoi dhe golin e dytë duke e mbyllur takimin. Që pas rastit të mesfushorit Liridon Latifi dhe deri në fund, gjyqtari Enea Jorgji nuk dha dhe dy penallti të tjera, një për Kukësin dhe një për Skënderbeun. /minuta90.com/

Kukësi-Skënderbeu 2-0

Golat: Pejiç (pen) 47’, 90’+3

Kukësi (4-4-1-1): Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami, Dvornekoviç, Lena, Musolli, Carioca, Emini, Pejiç (në dispozicion: Koçi, Pashaj, Rrumbullaku, Greca, Lushtaku, Cale, Guri) Tr: Ernest Gjoka

Skënderbeu (4-2-3-1): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Orelesi, Gavazaj, Adeniyi, Latifi, Salihi (në dispozicion: Teqja, Idrizaj, Muzaka, Gripshi, Karimi, Plaku, Ogunjimi) Tr: Ilir Daja

Gjyqtarë: Enea Jorgji

Kartonë të verdhë: Shameti 34’, Pejiç 63’, Musolli 80’ / Radas 3’, Latifi 56’

Kartonë të kuq: Mici 11’, Osmani 56’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.