Kukësi shpartallohet nga Dinamo

0
SHPËRNDAJE


Tjetër disfatë e rëndë për Kukësin pas asaj me shifrat 7-0 ndaj austriakëve të Ëolfsberger. Kampionët e Shqipërisë u mposhtën me rezultatin e thellë 6-0 nga skuadra ruse e Dinamos së Moskës, në testin e 4 dhe të fundit miqësor në tokën austriake duke mbyllur me 2 fitore dhe 2 humbje fazën përgatitore përpara duelit të dyfishtë ndaj moldavëve të Sherifit të Tiraspolit, në turin e dytë kualifikues të Uefa Champions League. Pas atij triumfi ndaj Rostovit që luajti me shumë lojtarë të rinj, Kukësi e kishte të vështirë ti bënte ballë një emri të madh të futbollit rus si Dinamo e Moskës që përballë verilindorëve zbriti në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Në krahun tjetër trajneri Ernest Gjoka e nisi sfidën me këtë 11-she. Kolici në portë, Hallaci, Shameti, Serran e Rrumbullaku në mbrojtje, Lena dhe Zeqiri që kishte marrë vendin e Musollit në qëndër të mesfushës, ndërsa nga krahët vepronin braziliani Elton Cale dhe shtatlarti Sindrit Guri, teksa 2-shja e sulmit përbëhej nga Pejic e Emini .

Vetëm 37 sekonda i mjaftuan Dinamos për të zhbllokuar shifrat dhe ishte një shqiptar ai që ndëshkoi Kukësin. Fatos Beqiraj sulmuesi me origjinë shqiptare por që luan përfaqësuesen e Malit të Zi, vallëzoi midis mbrojtësve të Kukësit duke shmangur me një gjest të lartë teknik edhe Ylli Shametin për të mposhtur Kolicin. Në minutën e 8-të skuadra moskovite gjeti edhe golin e epërsisë së dyfishtë me Sapetën. Kukësi u përpoq të reagonte por pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në fraksionin e dytë ndryshimet e bëra nga trajneri Gjoka në formacion ndikuan negativisht te Kukësi.Forma më e mirë fizike e Dinamos ndërkohë që i ka nisur më herët përgatitjet bëri të veten me verilindorët që pësuan edhe 4 gola të tjerë në 23 minutat e fundit të sfidës. Lustenko, Temnikov dy herë dhe Kuzmin ishin autorët e golave për skuadrën ruse që regjistroi një sukses të thellë me shifrat 6-0.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.