Kukësi/ Shtubina drejt zyrtarizimit, Izair Emini larg kampionëve

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ndriçim Shtubina pritet të jetë goditja e parë e Kukësit pas zyr- tarizimit të trajnerit të ri, Mlladen Milinkoviç. Sipas të gjitha gjasave, pas prezantimit të kreut të pankinës, klubi kampion në fuqi do të konfirmojë sot edhe akordin me mesfushorin shkodran. Mësohet se dje Shtubina ka bërë bisedën e fundit me drejtuesit dhe është vendosur që nënsh- krimi i kontratës të bëhet gjatë së shtunës. Shtubina u largua nga Vllaznia pak ditë më parë, pasi nuk iu plotësuan kushtet për heqjen e një klauzole, ku ai duhej të paguhej në bazë të minutave që luante, si dhe rinovimin e kontratës edhe për dy vite.

Drejtuesit e Vllaznisë nuk ia plotësuan kushtet dhe përfundimisht, Shtubina u largua pas gjashtë sezoneve radhazi aktivizim te kuqeblutë. Mësohet se 30- vjeçari shkodran ka marrë miratimin e trajnerit Milinkoviç, teksa është një prej lojtarëve që preferohet nga serbi për karakteristikat që ka. Mesfushori mund të luajë në disa pozicione.

Ndërkohë, te Kukësi ka edhe lajme të këqija, pasi sulmuesi Izair Emini mund të quhet i larguar. Sot tetovari pritet të ketë një takim me drejtuesit e Shkëndijës dhe gjasat janë që të firmosë për ish- skuadrën. Te Kukësi pretendojnë se kontrata e tij është rinovuar automatikisht edhe për një vit, por sipas lojtarit, kjo nuk është aspak e vërtetë.

Burime në klub tregojnë se Milinkoviç e preferone preferon shumë sulmuesin nga Tetova.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.