Kukësi – Skënderbeu, dueli i çuditshëm për titullin kampion

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Kukësit nuk e ka provuar shijen e humbjes këtë kampionat. Por sigurisht është me pikë të barabarta me Skënderbeun që deri tani ka regjistruar 4 humbje. Mania apo deliri që ka kapur trajneri Ernest Gjoka dhe lojtarët  e tij është një sëmundje e butë që të merr avash-avash. Duket vërtetë e gabuar ideja e lojtarëve të Kukësit apo trajnerit që shpesheherë komentojnë faktin që nuk janë mundur asnjë takim. Padyshim dicka e tillë është një arritje, por deri këtu. Të fitosh kampionatin nuk do të thotë që të mos humbasësh asnjë ndeshje, sepse në fund pikët e fitoreve, edhe pse të shoqëruara me humbje, parakalojnë një skuadër barazimesh. Kuksianët duhet të kuptojnë se duhen fitore dhe jo barazime për të fituar titullin. Supozojmë që javën e ardhshme në Vlorë të barazoj sërish dhe të mbetet e pamposhtur skuadra e Gjokës dhe në krahun tjetër Skënderbeu fiton ndaj Teutës në Korcë dhe merr vendin e parë i vetëm? Sërish kuksianët do të ndihen të pamposhtur apo do të mendojnë se tashmë u duhet patjetër fitore për të marrë vendin e parë?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.