Kukësi starton sot stërvitjen e parë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Kukësi do të nisë sot pergatitjet për sezonin e ri, me kampionët që do të paraqiten nën urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka në seancën e parë stërvitore. Ashtu sic ishte programuar edhe më parë, verilindorët zbresin në fushë në ditën e caktuar, por me një ndryshim të vogël në orarin e stërvitjes, që do të jetë në orën 19:30 dhe jo në orën 18:00. Vapa e madhe e ditëve të fundit ka bërë që stafi drejtues të ndryshojë orarin, duke preferuar prag mbrëmjen ku temperaturat janë disi më të ulëta.

Në këtë seancë të parë pritet të jenë pjesa më e madhe e futbollistëve që mbylli sezonin e kaluar, me përjashtim të 5 lojtarëve që mbyllën marrëdhënien me klubin. Matija Dvornekovic, Bedri Greca, Kushtrim Lushtaku, Rexhep Memini dhe braziliani Rangel janë futbollistët që zyrtarisht kanë perfunduar aventuren me Kukësin. Në orën 19:30 kampionët do të nisin zyrtarisht fazën përgatitore në vigjilje të pjesëmarjes së tyre të parë në Champions League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.