Kukësi/ Sulmi i besohet Gurit. Alijev drejt largimit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pavarësisht 4 golave që ka shënuar në kampionat, sulmuesi Rauf Alijev nuk ka mundur të shfaqet asnjëherë ai që drejtuesit e Kukësit kanë pretenduar kur e morën. Ai është monitoruar çdo çast edhe për shkak të pagesës së lartë që merr, ndërsa tani është ulur në stol, pasi “prova” përfundoi.

Trajneri i Kukësit, Milinkoviç, gjykon se është më mirë që skuadra të ketë Gurin në majën e sulmit, pasi kështu funksionon më mirë. Ai është bindur për këtë, pasi i ka provuar të gjithë variantet, duke luajtur me Alijevin në majë dhe Gurin djathtas, me të dy bashkë në majë dhe Bakajn pas tyre, dhe së fundi me Gurin në majë e azerin në stol.

Tani për tani është në fuqi varianti i fundit dhe Alijev bëhet një çështje më e nzehtë te kampionët. Në fakt, çështje ka qenë që në fillim, por herë është justifikuar me faktin që nuk di gjuhën dhe herë me faktin që duhet të përshtatet me grupin. Situata është e qartë: sulmuesi nuk po justifikon pagën e lartë dhe te Kukësi do të ishin shumë të kënaqur, nëse vetë lojtari do të kërkonte largimin në janar.

Alijev
Guri

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU