Kukësi – Tërbuni 1-0/ “Killeri” Emini, “vret” edhe Tërbunin

0
SHPËRNDAJE

Kukësi – Tërbuni 1-0

Golat: Emini 72′

Kukësi: Koliqi, Hallaçi, Malota, Shameti, Mici, Musolli, Flores, Hasani, Dvorengovic, Nika, Emini, Trajner: Klodian Duro

Tërbuni: Haxho, Çema, Beci, Danaj, Kacaj, Gavazaj, Karakaçi, Dedyn, Lala, Uilker, Jovanovic. Trajner: Viktor Gjoni


Kukësi për vendin e tretë, ndërsa Tërbuni për “qefin e vetë”. Kështu mund të përmblidhen në një fjali objektivat ekstrem të dy skuadrave që janë përballur sot. Pukjanët janë një skuadër e cuditshme, pasi pësuan 4 gola në shtëpi, ata shfaqen totalisht ndryshe ndaj Kukësit. Madje rezistojnë për gati 70 minuta.

Në pjesën e parë Kukësi është më kërkues. Emini fiton një 11-metërsh ku mund të kishim edhe një karton të kuq për Egland Haxhon, por ndëskohet vetëm me të verdhë portiere mik. Nga pika e bardhë shkon Hasani, por godet shtyllën e djathtë pingule të portës mike duke humbur një shans të mirë shënimi. Kukësi insiston të gjej golin e avantazhin, por në shifrat 0-0 mbyllet fraksioni i parë.

Në pjesën e dytë Kukësi sërish ka fjalën e parë, ndërkohë që Tërbuni kërkon të kundërsulmoj, por s’ka fuqinë e duhur goditesë përpara portës së Koliqit. Në momentin më kulminantë të pjesës së dytë është i përhershmi Emini që shënon një gol të bukur me kokë pas një asisti po me kokë të Hasanit. Kukësi merr frymë thellë, goli ka cliruar të besuarit e Klodian Duros nga stresi dhe tashmë janë ata që komandojnë ndeshjen.

Ndeshja mbyllet në shifrat 1-0 dhe me këtë fitore Kukësi konsolidon veten në vendin e 3-të. Ndërkohë që Tërbuni shfaqet me dy fytyra këtë fundkampionat, herë i fortë dhe energjik, herë anemik dhe i dyshimtë si ndaj Vllaznisë në ndeshjen e parafundit.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.